Zëdhënësja e Policisë Rajonale në Gjakovë, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se sot, rreth orës 17:15, Policia ka pranuar një informatë për një rast në një objekt afarist në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Ajo tha se njësitet policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informatës, ndërsa nga hetimet fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje.

“Njësitet policore reaguese i janë përgjigjur menjëherë rastit me të marrë informatën, me ç’rast nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje”, deklaroi Krasniqi.

Reklamë

Aktualisht, Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.