Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për lokalizimin e tij.

Ndryshe, Adnon Jashari, kërkohet për vrasjen e Diana Kastratit më 18 maj 2011, në Prishtinë.

Po ashtu, vetëm pak ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Adnon Jasharit, lidhur me këtë rast.

Reklamë

Njoftimi i plotë i Policisë:

KËRKESË PËR BASHKËPUNIM

Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e Gjykatës për seancën e datës 10 Nëntor 2026, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit Adnon Jashari, i kërkuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij, të na njoftojë përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com ose duke u paraqitur direkt në stacionin më të afërt.

Reklamë