Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete të premten në një apartament të tipit Airbnb në Prishtinë, në afërsi të shkollës “Xhemajl Mustafa”.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të Gazetës online Reporteri.net.
Siç merr vesh Reporteri.net ai është i moshës 40 vjeçare.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse.
Rrethanat në të cilat është gjetur shtetasi i huaj nuk dihen ende.