Gjatë fundjavës mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell, ndërsa temperaturat do të jenë relativisht të ulëta sidomos gjatë orëve të mëngjesit.
Ditën e shtunë do të mbretërojë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.
Në mëngjes në shumë zona parashihet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6-11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 metra për sekondë.
Edhe të dielën do të mbajë mot i ngjashëm, me vranësira të shpërndara dhe intervale diellore. Në disa zona të ulëta parashihet të paraqitet dukuria e mjegullës.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë vlera nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–3 metra për sekondë.
Në përgjithësi, fundjava do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, me alternime të vranësirave dhe diellit, mëngjese të ftohta dhe temperatura më të buta gjatë ditës.
Era do të jetë e lehtë, pa ndonjë ndikim të theksuar në kushtet e motit.