Gjashtë persona, katër gra dhe dy burra, janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Krakov të Polonisë, ndërsa rreth dhjetë të tjerë kanë mbetur të plagosur, njoftoi policia polake.

Në mesin e të plagosurve janë edhe dy policë. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwinski.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është shtetas polak dhe se është qëlluar nga policët gjatë ndërhyrjes, pas së cilës është dërguar në spital.

Reklamë

Një zëdhënës i policisë ka bërë të ditur se i dyshuari në momentin e sulmit ishte i veshur me rroba të stilit ushtarak.

Autoritetet polake janë duke hetuar rrethanat dhe motivin e sulmit, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje të tjera për identitetin e të dyshuarit.