Presidenca njoftoi se fotografia zyrtare e presidentes Justina Shiroka Pula “është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës”.

Sipas rregullores, Presidenca tha se fotografia është shpërndarë në institucionet qendrore dhe lokale deri te misionet diplomatike jashtë vendit.

“Në përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për Kriteret e Përzgjedhjes dhe Vendosjes së Fotografisë së Presidentit/es të Republikës së Kosovës dhe brenda afateve të përcaktuara, Departamenti i Protokollit të Shtetit ka bërë shpërndarjen e fotografisë zyrtare të Presidentes së Republikës së Kosovës, Sh.S. Justina Shiroka-Pula, në institucionet qendrore dhe lokale, agjencitë dhe institucionet e tjera përkatëse, si dhe në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës në mbarë botën”.

Reklamë

“Fotografia zyrtare e Presidentes është realizuar nga mjeshtri i fotografisë Arben Llapashtica”, thuhet në njoftimin e Presidencës.