Përfaqësues të Listës Studentore që kanë fituar zgjedhjet në Serbi, kanë vizituar sot Kosovën, ku janë takuar me klerikë fetarë në mananstiret e Deçanit dhe Graçanicës.

Retorika nuk ka ndryshuar nga e kaluara, në njoftim zyrtar kjo listë nuk i drejtohet Kosovës në emrin e shteti të saj Kosovë, por duke ia shtuar termin “Metohi”, si etiketë propagandistike për synimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

Në reagim thuhet se Qeveria e ardhshme e Serbisë do të vazhdojë “ndihmën ndaj popullit serb në Kosovë”, duke thënë se kanë vendosmëri për këtë.

Reklamë

Reklamë