Policia ruse ka arrestuar rreth 300 të rinj, përfshirë edhe fëmijë, gjatë një bastisjeje në një tubim të subkulturave alternative në qendër të Moskës, ndërsa të arrestuarit kanë raportuar rrahje dhe keqtrajtim gjatë qëndrimit në polici.

Sipas raportimeve të mediave, operacioni u zhvillua gjatë fundjavës në zonën e Kitay-Gorod, një vend i njohur si pikëtakim për adoleshentët dhe të rinjtë që i përkasin subkulturave alternative.

Policia e cilësoi aksionin si një “operacion parandalues”, por dëshmitë e të arrestuarve dhe familjarëve të tyre kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si u trajtuan personat e ndaluar.
Të rinjtë e arrestuar kanë pretenduar se janë rrahur dhe se gjatë ndalimit u është mohuar qasja në ushqim, ujë dhe tualete.

Reklamë

Pas arrestimeve, prindërit e të miturve u mblodhën para stacioneve policore, duke kërkuar lirimin e fëmijëve të tyre.

Ndërkohë, një tjetër shqetësim lidhet me rekrutimin ushtarak. Sipas raportimeve të mediave ruse, disa prej të rriturve të ndaluar morën fletëthirrje për rekrutim, ndërsa të tjerë pretendohet se u detyruan të nënshkruanin kontrata për shërbim ushtarak.

Reklamë