Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra të tjera, po ashtu shtetase të Shqipërisë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 16:20, në rrugën “Hashim Hajdini”, pas një konflikti verbal mes tyre.
Si pasojë e sulmit, njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta pas një konflikti verbal ka sulmuar dy viktimat femra shtetase të Shqipërisë. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.