UEFA ka caktuar ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gjyqtar kryesor i kësaj përballjeje do të jetë sllovaku Ivan Kruzliak, i cili do të ketë përgjegjësinë për ta drejtuar takimin mes dy përfaqësueseve.
Në këtë detyrë ai do të ndihmohet nga bashkëkombësit Branislav Hancko dhe Jan Pozor, të cilët janë caktuar si gjyqtarë anësorë.

Ndërkohë, gjyqtar i katërt do të jetë po ashtu sllovaku Peter Kralović, duke bërë që pjesa kryesore e ekipit të arbitrimit në fushë të përbëhet nga gjyqtarë sllovakë.
UEFA ka caktuar edhe zyrtarët e teknologjisë VAR. Përgjegjës për sistemin VAR do të jetë skocezi Andrew Dallas, ndërsa ndihmës i tij do të jetë sllovaku Martin Dohal.
Ndeshja Kosovë – Izrael zhvillohet të shtunën, nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku “Dardanët” do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në Ligën e Kombeve.