Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e Kuvendit të Kosovës pasi që në seancë nuk ka pasur kuorum.
Ajo ka thënë se punimet e seancës së njëjtë do të vazhdojnë pasi të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare.
Në Kuvend nuk është hedhur në votim as rezoluta e Aleancës për çështjen e energjisë elektrike.
Në rend ditë në këtë seancë ka qenë edhe pika për Ligjin e Gjykatës Speciale.
“Punimet e kësaj seance vazhdojnë në një kohë kur të dakordohemi me shefat e grupeve parlamentare. Natën e mirë”, ka deklaruar Haxhiu.