Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit për mediat në nisje të punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, që po mbahet në Lalëz të Durrësit.

Asambleja nisi të shtunën, në orën 10:00, ndërsa punimet u hapën nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili ia dha fjalën kryeministrit Rama.

Megjithatë, përpara se të vazhdonte fjalimin, Rama kërkoi ndërprerjen e sinjalit televiziv, duke bërë të ditur se dëshironte t’u drejtohej fillimisht anëtarëve të partisë pa praninë e mediave.

Reklamë

“Ju kërkoj ndjesë për ndërprerjen e sinjalit, por dua të ndaj disa fjalë për familjen tonë politike në këtë asamble”, deklaroi Rama.

Pas kësaj pjese të mbyllur të mbledhjes, kryeministri pritet të mbajë edhe një fjalim publik, i cili do të transmetohet për mediat.

Ende nuk dihet se cilat çështje do të trajtohen gjatë diskutimeve të mbyllura të Asamblesë së Partisë Socialiste.