Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit nuk do të lejohen të lundrojnë në det të hapur jashtë Gjirit të Vlorës për shkak të motit të keq.
Ndalimi nis sot në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në mëngjesin e 14 nëntorit, në orën 06:00.
Anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë normalisht lundrimin sipas destinacioneve.
Sipas parashikimit, gjatë këtyre ditëve era do të ketë forcë 7-8 ballë, shpejtësi 20-35 m.s, ndërsa dallgët do të arrijnë lartësi 2–4.5 metra.