Prokuroria Themelore në Gjakovë ngriti aktakuzë ndaj të pandehurve me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K.
Sipas aktakuzës, të pandehurit më 5 qershor 2026 në Gjakovë, në bashkëveprim dhe me qëllim të shitjes, kanë shpërndarë substanca narkotike të llojeve të ndryshme, duke ua shitur ato personave të ndryshëm.
“Shitjet janë dokumentuar përmes masave të fshehta të hetimit, përfshirë blerjet e simuluara. Gjatë kontrollit dhe bastisjes së shtëpive të të pandehurve, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 270.45 gramë kokainë, 146.79 gramë heroinë të përzier me paracetamol dhe kafeinë si dhe 10.97 gramë marihuanë. Substancat narkotike ishin të ndara dhe të paketuara në qese najloni, të gatshme për shitje”, thuhet, veç të tjerash, në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.