Në ambientet e Presidencës së Kosovës, pranë portretit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, është vendosur fotografia e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fotografia e Adem Jasharit dhe flamuri i UÇK-së tashmë janë pjesë e hapësirës ku ndodhet edhe portreti i Rugovës, duke sjellë së bashku simbolet dhe figurat e rëndësishme të historisë së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ibrahim Rugova ishte presidenti historik i Kosovës dhe udhëheqës i rezistencës paqësore, ndërsa Adem Jashari ishte një nga figurat kryesore të luftës së UÇK-së dhe simbol i rezistencës së armatosur.

Reklamë