Kombëtarja e Kosovës ka arritur në stadiumin “Aviva”, për ndeshjen ndaj Irlandës.
Në ndeshjen që do të luhet në kuadër të xhiros së gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova do të luajë ndaj Irlandës.
Me takimin që nis nga ora 20:45, kombëtarja dardane tashmë ka arritur në stadium.
Me të arritur në stadium, djelmoshat dardanë kanë dalur edhe për inspektimin e fushës, si e do zakoni.
Pas këtij procesi, lojtarët do të bëjnë nxehjet e fundit, para ndeshjes së madhe për Kosovën.
Kosovës i mjafton edhe barazimi për të siguruar vendin e dytë në grupin B3, duke qenë me një pikë më shumë se Irlanda momentalisht, e cila është e treta dhe të cilës i duhet vetëm fitorja, për vendin e dytë.
Kosova i ka gjashtë, derisa vendasit i kanë pesë pikë.
Austria është e para me 11 pikë, derisa Izraeli është i fundit me tri pikë.