Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit: A.S., i cili pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar nga organet kompetente, është arrestuar në Francë dhe është ekstraduar në Kosovë dje.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai ndodhet në masën e ndalimit.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 19 korrik 2024, rreth orës 12:00, në shtëpinë e tij në Ferizaj, pasi e dëmtuara A.S., me djalin e axhës L.S., shkon tek prindërit e të pandehurit për t’i marrë fëmijët të cilët ishin në vizitë, ky i fundit me revole në dorë detyron të dëmtuarën që të hyjë brenda, ku shtinë me armë disa herë në tokë, ku pasi hyjnë brenda, i njëjti godet të dëmtuarën me shuplakë dhe disa herë e kap për flokë si dhe e godet me shkelm në bark, dhe ndërkohë me dhunë pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale,- me çka kreu veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.4 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Reklamë

Me datë, kohë dhe vend si në pikën e parë të këtij dispozitivi, i pandehuri pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin për armët ka mbajtur në pronësi një armë të llojit dhe tipit të panjohur, me çka kreu veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, I pandehuri A.S., më datë, kohë dhe vend, si në pikën e parë të këtij dispozitivi, me qëllim të frikësimit të dëmtuarve A.S., dhe L.S., përdor armën e tipit dhe llojit të panjohur, me të cilën ka shtënë disa herë,- me çka kreu veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par 2 të KPRK-së.

I njëjti, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht kanos të dëmtuarin L.S., se nëse nuk ia sjell dokumentet dhe nëse lajmëron policinë do ta vret A.S.S., dhe vetën,- me çka kreu veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 4 të KPRK-së.

Pas kryerjes së veprave penale për të cilat dyshohet, i pandehuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe kishte vazhduar të qëndronte jashtë territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa, pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar nga organet kompetente, A.S., është arrestuar në Francë dhe është ekstraduar në Republikën e Kosovës.

 

Reklamë