Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar se nesër do zhvillohen dy seanca.

E para do nis nga ora 10:00, ku në rend dite është edhe votimi i Ligjit për Specialen.

‘’Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike; 10. Votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë; 11. Rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Republikës së Kosovës’’, thuhet në njoftim.

Reklamë

Ndërsa seanca e radhës pritet të nis nga ora 11:00, ku parashihen disa pika në rend dite, përfshirë këtu edhe çështjen e buxhetit.

Rendi i plotë i ditës në seancën e dytë:

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Reklamë

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e emergjencës për furnizimin e energjisë, nr. 03/11 datë 16.11.2026,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-020 për Efiçiencë të energjisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-023 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,

Reklamë

Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

Zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Reklamë

Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.