Kënga e re e Ermal Fejzullahut në bashkëpunim me Emra Brah, siç duket, po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga publiku.

Vetëm tri ditë pas publikimit, kënga e titulluar “Malli” ka arritur të grumbullojë mbi 1 milion dëgjime në kanalin zyrtar të YouTube, duke dëshmuar interesimin e madh të audiencës për këtë projekt muzikor.

Siç edhe sugjeron titulli, kënga e dyshes përcjell një tekst emocional dhe nostalgjik, që prek ndjenjat e dëgjuesve. Interpretimi i dy artistëve duket se ka sjellë një kombinim të suksesshëm, duke e bërë këtë projekt të veçantë.

Reklamë

Projekti është kompletuar edhe me një videoklip, i cili plotëson atmosferën emocionale që përcillet përmes tekstit dhe melodisë.

Përveç numrit të madh të dëgjimeve në një kohë kaq të shkurtër, “Malli” ka marrë edhe komente të shumta pozitive nga fansat e tyre.