Kuvendi ka shtyrë ”deri në njoftim e ardhshëm” seancën ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Specialen, kështu ka bërë të ditur drejtuesi i seancës Ardian Gola.

Gola tha se ky vendim u mor pas një diskutimi mes shefave të grupeve parlamentare.

Kuvendi i Kosovës pritet në seancën e sotme të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për masat emergjente në sektorin e energjisë elektrike.

Reklamë

Kjo pikë është përfshirë në rendin e ditës pas shqyrtimit në lexim të parë të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2027.

Përveç kësaj, në rendin e ditës së seancës janë përfshirë edhe tri marrëveshje ndërkombëtare, të cilat pritet të shqyrtohen nga deputetët.