Vazhdimi i seancës plenare, i thirrur për të enjten në orën 10:00, ende nuk ka nisur, ndonëse ora tani shënon gati 11:30.
Në sallë, aktualisht të pranishëm janë vetëm deputetët e GP të LDK-së, dhe ekipet e gazetarëve.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë seancë janë tri pika të parapara për diskutim, në mesin e të cilave edhe Rishqyrtimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Kosovës.
Ky është rendi i ditës:
9. Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike;
10. Votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë,
11. Rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Republikës së Kosovës.