Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për dështime në arsim dhe drejtësi, si dhe për mungesë të perspektivës për qytetarët.
Ai përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se pas gati shtatë vjetësh në pushtet, Kurti vazhdon ta paraqesë varfërinë si kënaqësi, ndërsa largimin e qytetarëve nga vendi si pasojë të pakënaqësisë me fqinjët.
Gashi tutje thotë se Qeveria Kurti nuk ka çfarë t’u ofrojë qytetarëve, përpiqet t’i bindë ata të kënaqen me atë pak që kanë.
Postimi i tij i plotë:
Budallakia nuk ka skaj!
Pas gati shtatë vjetësh në pushtet, Kurti ende na shet varfërinë si kënaqësi, ikjen e qytetarëve si pakënaqësi me fqinjët, ndërsa dështimet në arsim e drejtësi si probleme të trashëguara.
“Për ata që kanë pak, kur marrin pak, është shumë.”
Ky është mentaliteti i një pushteti që nuk synon ta nxjerrë qytetarin nga varfëria, por ta mësojë të jetojë me të. Kur nuk di çfarë t’u ofrosh qytetarëve, fillon t’ua ulësh pritjet!