Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Ferizaj, pasi ishte dërguar në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rasti ka ndodhur të dielën, më 23 nëntor, rreth orës 18:20.
Sipas Policisë, fëmija ishte dërguar në Emergjencë nga familjarët, por më pas ka ndërruar jetë.
“Raportohet se në Qendrën Emergjente nga familjarët ishte dërguar fëmija i moshës dy vjeçare në gjendje të rëndë shëndetësore, mirëpo i njëjti më pas kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.