Një burrë është arrestuar në Shtime, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Rasti kishte ndodhur më 20 nëntor në fshatin Belincë, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është realizuar të hënën, më 23 nëntor.
Sipas raportit policor, i dyshuari ka probleme psikike.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.