EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët “Shpata e Artë” në Kampin Vrella, me fokus kontrollin e turmave dhe trazirave.
Sipas njoftimit të EULEX-it, përmes këtij trajnimi është synuar forcimi i menaxhimit të rendit publik, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë për reagim ndërmjet tri institucioneve të sigurisë.
“Përmes trajnimit të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave “Shpata e Artë” (Golden Sabre), të zhvilluar javën e kaluar në Kampin Vrella, ne e forcuam menaxhimin e rendit publik, ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë për reagim ndërmjet EULEX-it, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të mekanizmit tre nivelësh të reagimit për sigurinë në Kosovë, me synimin për të kontribuar në stabilitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend.
