Zyra e kryeministrit, ka njoftuar se ka nisur rehabilitimi i rrugës së Uglarit që lidh Fushë-Kosovën me Graçanicën.
Në komunikatë bëhet e ditur se për fillimin e punimeve, kanë marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, dhe kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza dhe nënkryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti.
“Nëpërmjet kësaj rruge e cila e mban emrin e dëshmorit të kombit, veprimtarit patriot e luftëtarit të paepur, Agron Rrahmanit, ne i ndihmojmë qytetarët, pra njerëzit e familjet, por gjithashtu edhe bizneset, e rrisim sigurinë, e zvogëlojmë kohën, por gjithashtu edhe e zvogëlojmë stresin në trafik i cili është ndër problemet e mëdha që kanë njerëzit anembanë Kosovës e në veçanti në regjionin e Prishtinës, ku janë këto dy komuna, pra Fushë Kosova edhe Graçanica”, tha kryeministri.
Komunikata e plotë:
Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit që lidh Fushë-Kosovën me Graçanicën
Fushë Kosovë, 24 nëntor 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza e nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, mori pjesë në fillimin e punimeve të rrugës në Uglar, me gjatësi prej 2.8 kilometra, e cila e lidh Fushë-Kosovën me Graçanicën.
Kryeministri tha se realizimi i këtij projekti do të ndikojë shumë edhe në shkarkimin e trafikut të dendur në fytet e ngushta të kryeqytetit.
“Nëpërmjet kësaj rruge e cila e mban emrin e dëshmorit të kombit, veprimtarit patriot e luftëtarit të paepur, Agron Rrahmanit, ne i ndihmojmë qytetarët, pra njerëzit e familjet, por gjithashtu edhe bizneset, e rrisim sigurinë, e zvogëlojmë kohën, por gjithashtu edhe e zvogëlojmë stresin në trafik i cili është ndër problemet e mëdha që kanë njerëzit anembanë Kosovës e në veçanti në regjionin e Prishtinës, ku janë këto dy komuna, pra Fushë Kosova edhe Graçanica”, tha kryeministri.
Kostoja e gjithmbarshme është 1 milion e 320 mijë euro, prej të cilave 1.1 milion janë ndarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërkaq 220 mijë euro nga Komuna e Fushë Kosovës.
Deklarimi i Kryeministrit Kurti:
Jemi këtu në Uglar bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Bashën, me kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebrezën dhe me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajetin, me rastin e fillimit të këtij projekti tejet të rëndësishëm, me gjatësi prej afër 3 kilometra apo më saktësisht 2.8 kilometra, që lidh këto dy komuna, pra, Fushë-Kosovën me Graçanicën, por që ndikon shumë edhe në shkarkimin e trafikut të dendur në fytet e ngushta të kryeqytetit, pra të Prishtinës.
Siç mësuam prej operatorit ekonomik, do të ketë trotuare, do të ketë gjithashtu edhe kanalizim atmosferik dhe infrastrukturë tjetër përcjellëse, ashtu që qytetarëve t’ju garantojmë jo vetëm lëvizje më të shpejtë, por njëkohësisht edhe trafik më të sigurt.
Nëpërmjet kësaj rruge e cila e mban emrin e dëshmorit të kombit, veprimtarit patriot e luftëtarit të paepur, Agron Rrahmanit, ne i ndihmojmë qytetarët, pra njerëzit e familjet, por gjithashtu edhe bizneset, e rrisim sigurinë, e zvogëlojmë kohën, por gjithashtu edhe e zvogëlojmë stresin në trafik i cili është ndër problemet e mëdha që kanë njerëzit anembanë Kosovës e në veçanti në regjionin e Prishtinës, ku janë këto dy komuna, pra Fushë Kosova edhe Graçanica.
Kostoja e gjithmbarshme është 1 milion e 320 mijë euro, prej të cilave 1.1 milionë është nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ndërkaq 220 mijë euro janë nga Komuna e Fushë Kosovës, për çfarë i falënderoj për këtë bashkëpunim.
Jemi të interesuar që të kemi infrastrukturë sa më moderne dhe kjo për hir të qytetarëve, ashtu që t’ua lajm një pjesë të borxhit të madh që kemi ndaj tyre, për shkak se edhe komuna, edhe Qeveria kuptimin e tyre e gjejnë pikërisht në ndërtime, zhvillim e shërbime ndaj qytetarëve pa dallim.
Edhe njëherë faleminderit e gëzuar të gjithëve!
