Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka hedhur poshtë raportimet për incidentin e sotëm që ndodhi në Kuvendin komunal, duke thënë se ‘’pretendimet për rrahje janë plotësisht të pavërteta’’.

Peci, ka akuzuar dy asambleistet e PDK-së për incidentin, duke thënë se konflikti verbal filloi nga këta dy të fundit, në drejtim të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.

Postimi i plotë:

Reklamë

SQARIM PËR OPINIONIN!

Njoftojmë qytetarët e Mitrovicës se pretendimet për gjoja rrahje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës janë plotësisht të pavërteta, për çka ekzistojnë dëshmi me video-incizime.

Konflikti verbal fillimisht u nxit nga dy asambleistet e PDK-së, në drejtim të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.

Reagimi erdhi pasi drejtori Asllani rikujtoi keqpërdorimet e bëra gjatë qeverisjes së kaluar, për çka edhe ishte arrestuar ish-drejtori i PDK-së.

NE NUK NDALEMI…

Reklamë

QEVERISJA JONË NUK SHANTAZHOHET, AS ME KËRCËNIME ME GRUSHTA E AS ME NDONJË KËRCËNIM TJETËR.

 

 

Reklamë