Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se brenda muajve në vijim do të mbajë Kuvendin Zgjedhor ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri i partisë, pas dorëhqjes së Bedri Hamzës.
Deri më tani janë përmendur disa emra si kandidat të mundshëm për kryetar. Në mesin e tyre është edhe, ish-ministri Ramë Buja.
Buja në një prononcim tha se nuk mund të thotë asgjë për ndonjë ftesë konkrete.
” Unë nuk e kam menduar ndonjëherë që mund të jem në një post, detyrë apo obligim të tillë, por unë kam qenë i ngarkuar gjithmonë që të kontibuoj për atë të mirë që mund t’i vijë vendit.Për ftesë konkrete nuk mund t’ju them gjë”, tha ai.
