Një i mitur është arrestuar në Podujevë pasi kishte publikuar një armë zjarri në rrjetet sociale.

Rasti është raportuar më 25 nëntor, në orën 20:00, në rrugën “Avdullah Beselica”.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, për shkak se në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri”, thuhet në raportin policor.

Reklamë

Policia ka konfiskuar armën, ndërsa i mituri është intervistuar në prani të avokatit dhe prindit të tij.

Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.