Një grua ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik që dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshjeje verbale mes tre personave në Mitrovicën e Veriut.

Rasti është raportuar më 25 nëntor, rreth orës 16:50, në rrugën “Adem Mikullovci”.

Sipas raportit policor, pas mosmarrëveshjes mes dy meshkujve dhe një gruaje, njëri prej tyre dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan, e cila ka pësuar lëndime trupore.

Reklamë

Dy nga të dyshuarit janë intervistuar nga policia, ndërsa personi i tretë nuk është intervistuar pasi ishte nën ndikimin e alkoolit.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.