Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku ka prezantuar potencialin ekonomik të shtetit shqiptar dhe mundësitë për investime në vend.
Rama theksoi progresin ekonomik, rritjen e mbështetjes nga Plani i Rritjes së BE-së dhe potencialin e Shqipërisë në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe teknologjisë digjitale, duke u bërë thirrje investitorëve europianë të shohin përtej perceptimeve të vjetra për Ballkanin Perëndimor.
“Kemi diellin, erën e ujin për të prodhuar shumë më tepër. Këtë vit progresi ynë u pranua në çdo front, me institucione më të forta dhe një horizont më solit për të ardhmen e Shqipërisë. Jam besimplotë se Marta do t’i ndajë me ju, por më lini të them se Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga plani i ri i rritjes, jo për mëshirë, por prej avancimit dhe rritjes. Buxheti për herë të parë shkon 10 miliardë euro, saç vite më parë ishte gjithë ekonomia jonë.
Jemi ndoshta i vetmi vend në Europë që ka tatim zero për bizneset e vogla. Keni dëgjuar për arkitektët e mëdhenj që po ndërtojnë këtu, por ndoshta nuk keni dëgjuar për strehimin e përballueshëm. Nuk po kërkojmë më një akt besimi, por po japim bilancet. Europa është në një moment vendimtar. Implementimi i burimeve tona në zinxhirin e Europës është një lëvizje që Europa duhet ta bëjë edhe për të mirën e saj. Nuk mund ta lësh jashtë Ballkanin Perëndimor dhe kjo është e ditur.”
Ai poashtu ka theksuar se suksesi i projekteve do të matet me vende pune, me mundësitë e hapura rreth të rinjëve dhe me aftësitë e tyre.