Britanikët janë “pijanecë” më të mëdhenj se amerikanët. Ky është rezultati i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik dhe të Zhvillimeve ose OECD.
Statistikat tregojnë se çdo vit britanikët mbi moshën 15 vjeç konsumojnë 9.7 litra alkool të pastër ndërsa amerikanët konsumojnë 8.9 litra.
Britanikët konsumojnë 108 shishe verë më përqindje alkooli pre 12 përqind e barasvlershme me 342 gota birrë.
Ndërsa vendin e parë për konsumim e zë Lituania e cila është 12.3 litra të alkoolit të pastër çdo vit.
Organizata në mbrojtje të shëndetit në Britani deklaroi se pavarësisht se konsumimi në Britani nuk është aq i lartë sa në vendet e tjera, me mijëra njerëz janë në rrezik.
OECD është një organizatë mbikëqyrjeje me anëtarësi të 36 shteteve dhe kryen studime në ekonominë dhe zhvillimet e vendeve, përcjell Ora.
Studimi i konsumimit të alkoolit bëhet çdo dy vite dhe përfshihen vetëm 44 shtete.
Ndër vendet që renditen si pijetarë më të mëdhenj janë Lituania, Austria, Franca, Çekia e Luksenburgu.
Ndërsa shtetet që konsumojnë më pak janë Turqia, Israeli, India, Meksika dhe Kolumbia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.