Pamjet e reja të Byrosë së Komunikimit të SHBA-së tregojnë arrestimin e 15 marinsave që nga fillimi i këtij viti pas një hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore në kufirin SHBA-Meksikë. Marinsat u arrestuan nga agjentë të Hetimit Kriminal Detar.
Më 25 korrik, afër 800 marinsa amerikanë u mblodhën në bazën San Mateo në San Diego County, California, për një ceremoni.
Edhe pse një grup i zgjedhur i marinsave mund të ketë menduar se ata do të marrin një çmim ose mirënjohje për punën e tyre, Majori Matthew A. Dorsi iu drejtua anëtarëve të shërbimit dhe tha: “Arrestoni këta marinsa”, shkruan The San Diego Union Tribune, transmeton Reporteri.net.
Me këto arrestime Komanda dëshironte të dërgonte një mesazh në mënyrë që kjo sjellje të mos tolerohej.
Ndërsa 13 marinsat akuzoheshin për komplot dhe trafikim njerëzor, edhe tetë të tjerë u morën në pyetje – por nuk u akuzuan – me dyshimin për trafik droge, avokatët që përfaqësonin të pandehurit argumentuan se arrestimi publik ishte i paligjshëm.
“Veprimet e qeverisë në këtë arrestim të formimit të batalionit dhe komentet e tyre pas arrestimit janë plotësisht të papranueshme dhe të papërshtatshme”, tha avokatja Betany Peyton O’Brien. /Reporteri.net