×
  • Lajme
  • Botë

    Irak, atentat kundër trupave ushtarake italiane, 5 të plagosur

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 18:00

    Ministria italiane e Mbrojtjes informon se trupat ushtarake italiane në Irak kanë rënë pre e një atentati me bombë artizanale, në Palkana në jug të Erbil.


    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm e 5 ushtarakë italiane kanë mbetur të plagosur, 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

    Bomba është aktivizuar në momentin e kalimit të trupave speciale ushtarake italiane të cilët janë pjesë e aktivitetit përgatitor e stërvitor në ndihmë të trupave ushtarake irakene të impenjuara në luftën kudër ISIS.

    Autoritetet italiane informojnë se 5 ushtarët e plagosur janë evakuuar nga zona e shpërthimit e janë transportuar në spitalin ushtarak në Bagdad, me helikopterë të forcave të armatosura amerikane, transmeton oranews.

    Autoritetet me të larta të shtetit italian, Presidenti Mattarela, kryeminstri Conte , ministri i Mbrojtjes Guerini po ndjekin me mjaft preokupimi situatën e u janë pranë familjeve të ushtarëve të plagosur.

    Ambasadori italian në Bagdad. Bruno Antonio Pasquino. informon se asnjë nga 5 italianët e plagosur nuk është në rrezik për jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!