×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 319 persona raportohen të vdekur gjatë protestave në Irak

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 17:27
    Iraqi demonstrators set tires ablaze behind the walls protecting the Iranian consulate in the Shiite Muslim shrine city of Karbala, south of Iraq's capital Baghdad, during the night of November 3, 2019. - Iraqi security forces clashed with anti-government protesters near the capital's Tahrir Square today as anti-government rallies which have rocked Baghdad for a month cost more lives. (Photo by Mohammed SAWAF / AFP) (Photo by MOHAMMED SAWAF/AFP via Getty Images)

    Mbi 319 persona raportohen të vdekur në Irak që pas fillmit të protestave masive kundër qeverisë në muajin tetor.


    Vetëm 4 persona u vranë në Baghdad gjatë ditës së shtunë pas sulmeve të forcave të rendit në Irak.

    Ata spostuan protestuesit e shumtë duke djegur tenda të cilët këta të fundit i kishin hapur në rrugë.

    Forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe plumba për të sprapsur demonstruesit.

    Sipas Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Irak, gjatë protestave kanë mbetur të plagosur mbi 15.000 protestues.

    Të premten raportohen 23 studente të cilat janë në gjendje të keq shëndetësore pasi një prej oficerëve të policisë lëshoi granata me gaz lotsjellës në ambjentet e një shkolle.

    Qeveria ende nuk ka pasur një reagim për këtë incident.

    Çfarë ka ndodhur?

    Kryeqyteti i Irakut, Bagdadi është në gjendje të shtetrrethimit, pas disa javëve të përleshjeve në mes të protestuesve kundër qeverisë dhe forcave të sigurisë.

    Kufizimet do të vazhdojnë të zbatohen deri në njoftimin e radhës.

    Masa të tilla janë shpallur edhe në tri qytete tjera, pasi janë përshkallëzuar protestat për shkak të papunësisë, shërbimeve të dobëta dhe përshkallëzimit të shkallës së korrupsionit.

    Deri më tani si pasojë e dhunës kanë vdekur 319 persona dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

    Platformat e rrjeteve sociale janë bllokuar në disa zona.

    Protestat kombëtare, të cilat duket se nuk kanë udhëheqës, janë më të mëdhatë prej kur kryeministri, Adel Abdul Mahdi, ka fituar këtë pozitë.

    Qeveria është zotuar se do të adresojë shqetësimet e protestuesve, ndonëse ka fajësuar “rebeluesit” për këtë situatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!