Finlanda së shpejti do të hap ambasadë në Irak me qëllim që pas 30 vitesh sërish të vendos marrëdhënie diplomatike me këtë vend, të ndihmojë rindërtimin e tij dhe të forcojë tregtinë, transmeton AA.
Kthimi i mijëra irakianëve të cilët ilegalisht qëndrojnë në Finlandë pas refuzimit të kërkesës për azil edhe më tej është një çështje e nxehtë mes dy vendeve. Vetëm në vitin 2015 në këtë vend skandinav arritën rreth 20 mijë migrantë irakianë.
Ambasadori finlandez, Vesa Hakkinen, një ditë para marrjes së postit rikutjoi se Finlanda praninë e saj diplomatike në Irak e ndërpreu në janar të vitit 1991 pas shpërthimit të luftës së Gjirit.
Ambasada finlandeze në Bagdad do të ketë katër të punësuar dhe do të vendoset në ndërtesën ku gjendet edhe ambasada suedeze.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.