Këtë që po e shihni në video mos e provoni kurrë sepse ky djalë me sa duket ka më shumë fat se mendje.
Ai u përpoq të bënte një kërcim të dyfishtë, por pasi nuk e llogariti lartësinë minimale që i duhej për të bërë këtë manovër në mënyrë të sigurtë, ra në tokë u kthye direkt e me kokë, transmeton Reporteri.net.
Zhurma e fortë e goditjes dëgjohet së pari e pastaj ulërima e tronditjes dhe dhimbjes.
“Kur rashë dhe dëgjova qarje të qafës, mendova se do të vdisja sepse qafa është një strukturë kaq e brishtë e kockave. Për fat të mirë, kam shpëtuar pa ndonjë lëndim të madh”, tha ky gjimnast. /Reporteri.net