×
  • Extra
  • Extra

    Çifti kosovar flasin për sëmundjen që i ka goditur, kujtojnë herën e parë kur u takuan

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 17:53

    Dashuria ka lindur me njeriun dhe për njeriun, bashkë si në momente gazmore ashtu edhe në të hidhura.


    Por kur sëmundja godet, atëherë aty janë partnerët për të mbështetur njëri tjetrin. Një gjë të tillë po e përjetojnë një çifti i njohur nga Kosova. Bëhet fjalë për Lirim dhe Lule Rashitin, të njohur për video gazmore në rrjetin social “Instagram”, shkruan Reporteri.net.

    Ata mbrëmë kanë publikuar disa fotografi, kur tregojnë se po kalojnë momente të rënda në jetë. Konkretisht ata njoftuan se Lulja po vuan nga një sëmundje, si pasojë e së cilës ka humbur flokët.  Për këtë, partneri i saj Lirimi është sakrifikuar dhe ka prerë flokët.

    Sot, përmes disa postimeve të tjera ata kanë njoftuar se Lulja është diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë, por që ajo vazhdon të jetë e fortë dhe e vendosur për ta luftuar këtë sëmundje.

    Lirimi po ashtu ka bërë një dedikim prekës, duke kujtuar momentet e para kur është njoftuar me partneren e tij, me të cilën kanë edhe një vajzë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!