×
  • Extra
  • Extra

    Kolinda i merr lakmi Haradinajt, ia krisë këngës

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 22:43

    Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandic, të premten e ka festuar ditëlindjen e 64. Në festën e tij, krahas një numri të madh të zyrtarëve, ka qenë e pranishme edhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitarovic.


    Siç transmeton Index.hr, Kolinda ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve duke e përcjellë festën në mënyrën më të mirë që ajo di të bëjë – përmes këndimit.

    Presidentja kroate para Bandicit dhe të pranishmëve të tjerë nga jeta publike në Kroaci, e ka kënduar himnin e njohur tashmë për ditëlindje, “Shumë urime për ty”.

    Një xhirim nga këndimi i saj është shpërndarë në internet, ashtu që shumëkush ka pasur mundësinë ta shohë presidenten sërish duke kënduar.

    Presidentja e Kroacisë ka marrë vëmendjen e opinionit në disa raste me këndimin e saj, ndërsa ka deklaruar se nuk heq dorë nga këndimi përkundër kritikave që merr në lidhje me vokalin e saj.

    Ndryshe, edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në të kaluarën në disa raste ia kishte krisur këngës. Kënga e preferuar e Haradinajt ishte ‘Ka po shkon moj zanë’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!