Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur sot Greqinë.
Tërmet e pati burimin në veriperëndim të Chania, në Kretë por u ndje shume edhe në Athinë.
Tërmeti u regjistrua në orën 8:23 në mëngjes.
Njoftimi u dha nga Instituti Euro-Mesdhetar.
Epiqëndra e tërmetit ishte 74 km në perëndim të Chania.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në gjithë Peloponezin.
Sipas vlerësimeve, tërmeti kishte thellësia fokale prej 56 km.
Ky tërmet është thuajse i njëjtë me atë që goditi mëngjesin e të martës Shqipërinë ku si pasojë deri më tani kanë vdekur 26 persona, kurse disa të tjerë po kërkohen nën rrënoja, ndërsa mbi 600 persona janë lënduar. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.