×
  • Lajme
  • Botë

    Avionët rusë dhe sirianë vrasin 15 civilë në Siri

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 20:41

    Së paku 15 civilë u vranë të hënën, kur aeroplanët luftarakë rusë dhe sirianë goditën disa zona në provincën Idlib të Sirisë, bëri të ditur një grup monitorues.


    Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Londër, tha se 13 njerëz janë vrarë nga sulmet në një treg në qytezën Maret al-Nouman të Idlibit – provincë që kufizohet me Turqinë dhe kontrollohet në masë të madhe nga forcat opozitare.

    Vëzhguesi tha se edhe dy civilë të tjerë janë vrarë – njëri në Sarakeb dhe tjetri në al-Saraman.

    Udhëheqësi i Vëzhguesit, Rami Abdel Rahman, tha se avionët rusë kanë goditur edhe zona të tjera në jug të Idlibit.

    Rusia i ka ofruar mbështetje të madhe qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë luftës civile në këtë vend, e cila ka nisur qysh në vitin 2011.

    Sipas Vëzhguesit, rreth 4,775 njerëz janë vrarë – në mesin e tyre 1,224 civilë – prejse forcat e Qeverisë siriane kanë nisur një ofensivë masive në muajin prill, kundër rebelëve në provincat Hama dhe Idlib.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!