×
  • Lajme
  • Botë

    Pasagjeri u përpoq të dalë nga aeroplani në mes të qiellit

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 21:18

    Një burrë që vuante nga një sulm paniku u përpoq të hapte derën e aeroplanit të kompanisë “British Airways” që fluturonte drejt Arabisë Saudite, por u ndalua nga pasagjerët e tjerë, përfshirë vëllain e boksierit Dillian Whyte.


    Incidenti ndodhi të hënën në mbrëmje rreth një orë para se BA 263 nga “Heathrow” të aterronte në kryeqytetin saudit.

    Pa paralajmërim një njeri i shqetësuar filloi të përpiqej të tërheqë levën në derën në pjesën e pasme të aeroplanit, ndërsa bërtiste “unë dua të dal” në gjuhën angleze.

    Një pasagjer tjetër, Ian McNally, shpejt vuri re atë që po ndodhte dhe u përpoq të ndërhynte. Menjëherë ka ndërhyrë edhe Dean Whyte së bashku me pasagjerët e tjerë për të kapur udhëtarin e trembur.

    Whyte ishte në gjendje ta kapte burrin dhe të tërhiqte nga dera, ndërsa i thoshte vazhdimisht: “Qetësohu, vëlla!”

    Në atë moment, stjuardesat, një prej tyre që mbante prangat, erdhën për të ndihmuar.

    Më në fund pas disa minutash të hidhërimit duke bërtitur, pasagjeri u qetësua dhe u kthye në ulësen e tij.

    Një punonjës i “British Airways” konfirmoi për “Guardian” se incidenti ishte raportuar tek autoritetet.

    “Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë,” tha ai.

    Linja ajrore tha se ishte e pamundur që dera e avionit të hapet gjatë fluturimit.

    “Ekuipazhi ynë i kabinës kujdesej për një klient që vuante nga një sulm paniku gjatë fluturimit. Na vjen keq për çdo shqetësim që i shkaktoi klientët tanë,” tha një zëdhënës i kompanisë ajrore britanike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!