×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjen bahçe me kanabis në Kurbin, 5 persona në pranga

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 17:00

    Policia ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim me akuzuat e kultivimit të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua në Kurbin.

    Operacioni është quajtur “Godull 2019”. Falë kësaj ndërhyrje janë sekuestruar 8 mijë kubik ku ishin fshehur farat e canabis sativa.

    Gjithashtu, janë sekuestruar armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsambjellë me kanabis dhe kokainë, raporton TCH.

    Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    – B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras

    – K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë

    – K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras

    – Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë

    – V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin.

    Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

    Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

    -8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa

    – 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë

    – 2 armë zjarri “pistoleta”

    – 1 armë zjarri automatik

    – 1 armë gjahu “shotgun”

    – 680 fishekë , dylbi e thikë

    Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit””, thekson Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!