×
  • Lajme
  • Botë

    Vuçiq i ankohet Putinit: Nuk jam optimist për një marrëveshje finale me Prishtinën

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 13:43

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin ka deklaruar se nuk është optimist sa i përket gjetjes së një  zgjidhje kompromisi në mes Beogradit dhe Prishtinës për marrëveshjen finale mes dyja vendeve, transmeton Reporteri.net.


    Vuçiq me këtë rast e ka falënderuar Putinin  për qëndrimin e Rusisë në raport me Kosovën.

    Presidenti serb dhe ai i Rusisë janë takuar sot në Soçi dhe gjatë një adresimi të përbashkët për media kanë theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit Serbi-Rusi në sferat ekonomike, politike dhe të mbrojtjes.

    Në këtë takim është diskutuar edhe për Kosovën dhe në përgjithësi situatën në Ballkanin Perëndimor. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar para Putinit se situata në gjetjen e një zgjidhje finale mes Kosovës e Serbisë nuk është optimiste.

    “Nuk jam optimist sa i përket gjetjes së një zgjidhje kompromisi  mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Vuçiq në Soçi.

    Takimi i Soçit është takimi i tretë midis Presidentëve të Rusisë dhe Serbisë këtë vit, dhe i  shtatëmbëdhjeti në përgjithësi, njoftoi Presidenca e Serbisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!