×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria hap 92 vende pune, shpall konkurs

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 19:37

    Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport që është në kuadër të Qeverisë së Kosovës për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre; ka shpallur konkurs për 92 persona, për pozitën ekspert të Jashtëm.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi e cila ka sqaruar se këto vende pune nuk i ka hapur Zyra e Kryeministrit, por Koordinatori Nacional për Kulturë.

    Sipas konkursit, ekspertët kërkohen për në fushën e Edukimit, Gjuhën Angleze, Gjuhë Serbe, Gjuhë Turke, Gjuhë Boshnjake, Matematikë, Biologji, Kimi, Fizikë, Histori, Gjeografi, Teknologji e Informimit dhe Komunikimit, Ekonomi, Muzikë dhe Art, varësisht nga fushat.

    Më poshtë lexoni të plotë njoftimin që është publikuar në faqën zyrtare të Zyrës së Kryeministrit.

    Më poshtë gjeni detyrat dhe përgjegjësitë e të angazhuarit për MSHV, kualifikimet përvoja e punës dhe aftësitë.

    Detyrat dhe përgjegjësitë e të angazhuarit për MSHV:

    Harton materialet e testeve për lëndët përkatëse;

    Bën konsultimin e plan-programeve;

    Përzgjedh përmbajtjet programore, të cilat ai/ajo i konsideron se duhet vlerësuar;

    Materialet e testeve i përgatit bazuar në plan-program;

    Konsulton tekstet shkollore;
    Dërgon materialet e testeve në formë elektronike dhe në letër të nënshkruar;

    Koordinon dhe ndihmon punën e tij/saj me grupin përkatës të ekspertëve të jashtëm;

    Detyrat dhe obligimet i dorëzon me afat kohor të zyrja e KNKRS;

    Secili material rishikohet dhe miratohet nga ekipi i lëndës përkatëse;

    Mban përgjegjesi për saktësinë e materialeve të dërguara;

    Jep përgjegjesi për çfarëdo lëshimi nga ajo që është caktuar me marrveshje;

    Ofron informata për stafin brenda Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;

    Harton raporte me shkrim për Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

    Kryen detyra të tjera të cilat lidhen ngushtë me përgaditjen e materialeve.

    Mban konfidenciale punën dhe materialet e hartuara.

    Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

    Diplomë universitare

    Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në arsim;

    Të jetë i lëmisë/fushës përkatëse për të cilat është i thirrur për hartimin e materialeve;

    Të ketë përvojë në përpilimin e testeve në vlerësime të jashtme;

    Të njohë mirë kurrikulën dhe të ketë aftësi për hartimin e materialeve sipas hierarkisë së niveleve të dijës;

    Të njohë mirë përdorimin e kompjuterit;

    Të jetë përson kredibil dhe konfident;

    Të respektojë marrveshjen në përpikshmëri;

    Si më sipër, KNKRS, bazuar në ligjet në fuqi, do të angazhojë Ekspertë të Jashtëm sipas fushave të poshtë shënuar:

    Për Klasën I-II:

    1 Ekspert/e i/e jashtëm në fushën e Edukimit (me përvojë punë në ciklin e lartë);
    Për Klasën III-V:

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e fillor);

    1 Ekspert/e i/e jashtëm në fushën e Edukimit (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    1 Ekspert/e i/e jashtëm në Gjuhën Angleze (me përvojë pune në ciklin fillor);

    Për Klasën VI-IX, Gjuhë Shqipe:

    3 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën I-V &VI-IX, Gjuhë Serbe:

    2 Ekspert i jashtëm (me përvojë pune në ciklin e fillor)

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

    Për Klasën I-V& VI-IX, Gjuhë Turke:

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e fillor)

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

    Për Klasën VI-IX, Gjuhë Boshnjake:

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

    Për Klasën VI-IX, Matematikë:

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën VI-IX, Gjuhë Angleze:

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

    Për Klasën VI-IX, Biologji:

    4 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën VI-IX, Kimi:

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

    1 Ekspertë të jashtëm (më përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën VI-IX, Fizikë:

    3 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën VI-IX, Histori:

    3 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën VI-IX, Gjeografi:

    4 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të ulët);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Gjuhë Shqipe:

    1 Ekspert të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Gjuhë Serbe:

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    Për Klasën X-XII, Gjuhë Turke:

    1 Ekspert të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    Për Klasën X-XII, Gjuhë Boshnjake:

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    Për Klasën X-XII, Matematikë:

    4 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Gjuhë Angleze:

    1 Ekspert të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Biologji:

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Kimi:

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Fizikë:

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Edukatë Qytetare:

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Sociologji:

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Histori:

    4 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Gjeografi:

    2 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Teknologji e Informimit dhe Komunikimit:

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Ekonomi:

    3 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Muzikë:

    3 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë);

    Për Klasën X-XII, Art:

    3 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e mesëm të lartë);

    1 Ekspertë të jashtëm (me përvojë pune në ciklin e lartë)  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!