×
  • Lajme
  • Lajme

    Britania e Madhe paralajmëron qytetarët e saj: Bëni kujdes kur udhëtoni në Veri të Kosovës

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 19:43

    Zyra për Punë të Jashtme në Britaninë e Madhe ka këshilluar qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar të mos i vizitojnë assesi katër komunat e Veriut të Kosovës, konkretisht Zubin Potokun, Zveçanin, Mitrovicën Veriore dhe Leposaviqin, transmeton Reporteri.net.


    Sipas ambasadës, gjendja në këtë zonë mund të tensionohet, prandaj vizitorët duhet të kenë kujdes.

    “Protestat mund të bëhen të dhunshme, dhe duhet të keni kujdes nëse shihni turma të njerëzve të mbledhura, gjatë tensioneve politike në qytet”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike në Kosovë.

    Ambasada më tej u bën apel qytetarëve që për çdo rast të kontaktojnë mediat lokale, ose të konsultohen me recepsionet dhe rregullisht të shikojnë sajtin e ambasadës për të qëndruar të informuar.

    Më tej tregohet se si në Veri incidentet nuk mungojnë, ku përmenden incidentet me granada dhe mjete ekskluzive.

    “Evitoni mbledhjet publike, sidomos rreth urës që ndan Mitrovicën në dysh”, thuhet në njoftim.

    Ambasada më tej i njofton qytetarët e saj se nëse hyjnë nga Kosova në Serbi mund të kenë probleme në pikat kufitare.

    “Është e mundshme të udhëtoni nga Serbia në Kosovë, dhe anasjelltas. Me siguri se do të hasni në probleme për të hyrë nga Kosova në Serbi, nëse në pasaportat e juaj shënon se keni hyrë në Kosovë nga një shtet tjetër, e jo nga Serbia”, thuhet në njoftim.

    Ambasada britanike u thotë qytetarëve të Britanisë se nëse ndodh ndonjë tension në Veri kur ata gjenden aty, duhet që të evitojnë largimin përgjatë vijës kufitare në Leposaviq dhe Zubin Potok.

    Ambasada u kërkon qytetarëve të saj të bëjnë kujdes edhe nga minat, pasi thotë se mund të ketë zona të minuara dhe mjete të pashpërthyera dhe se “terroristët mund të provojnë për të kryer ndonjë sulm”. /Reporteri.net/.

    Më poshtë gjeni njoftimin e ambasadës në gjuhën angleze:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!