Policia e Zelandës së Re thotë se ka frikë se nuk ka më të mbijetuar, pasi shpërtheu një vullkan në ishull në të cilin të paktën pesë njerëz kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur.
Raportohet se ka frikë se do të ketë më shumë viktima, pasi shërbimet e shpëtimit nuk mund të arrijnë në Ishullin e Bardhë për arsye sigurie.
Vullkani është ende duke hedhur hirin një mijë metra në ajër, raporton Reuters.
Vlerësohet se rreth 50 njerëz nga Zelanda e Re dhe turistë të huaj, ishin afër kraterit minuta para shpërthimit.
23 njerëz u evakuuan para se ishulli të shpallet i pasigurt, por nga frika se të tjerët akoma ishin bllokuar atje.
“Ne nuk jemi të sigurt për numrin apo gjendjen e tyre”, tha zëvendës komisari i policisë John Tims, duke shtuar se ishte e pamundur të hysh në ishull.
Ambulanca tha se rreth 20 njerëz u plagosën dhe disa të tjerë u sollën në qytetin më të afërt për shkak të djegieve
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.