×
  • Lajme
  • Botë

    Hyn në ditën e gjashtë greva e punëtorëve francezë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 11:36

    Sindikatat franceze bënë thirrje të martën që punëtorët publikë ta mbajnë njërën prej protestave më të mëdha në dekadat e fundit, duke shpresuar që të kalohet numri prej 800 mijë personave që dolën në rrugë javën e kaluar kundër reformave të pensioneve, të planifikuara nga presidenti Emmanuel Macron.


    Udhëtarët u përballen me shumë probleme për të shkuar në destinacionet e tyre për shkak të grevës së punëtorëve të transportit publik dhe hekurudhave, e cila të martën hyri në ditën e gjashtë me radhë. Përpos ndërprerjes së transportit, shkollat në Paris janë mbyllur dhe shumë fluturime janë anuluar.

    Sindikalistët nuk kanë dhënë shenja të dorëzimit para planeve të presidentit Macron, i cili është i vendosur që ta thjeshtësojë sistemin pensional dhe ta bëjë atë të barabartë për të gjithë punëtorët, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

    Sindikatat bënë thirrje që punëtorët e hekurudhave, mjekët, mësuesit dhe punëtorët e fushave të tjera të sektorit publik të dalin në protestë kundër planit të qeverisë para se ai të paraqitet zyrtarisht të mërkurën.

    Presidenti Macron po synon që t’u japë fund përfitimeve të ndryshme pensionale në bazë të të drejtës për të dalë në pension më herët, por një gjë e tillë po kundërshtohet fuqishëm nga punëtorët e sektorit publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!