Paul Thapper, një inxhinier britanik nga Davon, gjithmonë ka kaluar shumë kohë në lokale pas punës dhe në fundjavë. Gruaja e tij, Jane, ishte e pakënaqur që burri i saj nuk rrinte në shtëpi, por gjithë kohën kafeve, kështu që vendosi që “me zgjuarsi” ta zgjidhte problemin – t’i bënte Paulit një kafene në oborrin e tyre të shtëpisë.
“Burri im ka dashur gjithmonë të jetë lokaleve. Unë nuk arrita ta mbaja atë në shtëpi. Shpesh mendoja se çfarë të bëja dhe mendoja si ta gjeja një ide të mirë, dhe bëra një bar në oborr.
Shpenzimi më i madh për pijetore ishte leja e saj dhe ndërtimi që kushtoi rreth 15 mijë funta.
Ajo e ndërtoi atë në mënyrë racionale, kështu që uli në maksimum kostot e tjera. Ai pret që të ketë mysafirë në pijetoren e sapohapur dhe do të organizojë festa të ndryshme për të afërmit dhe miqtë.
“Më e shtrenjta ishte rrafshimi i oborrit dhe kushtoi 15,000 funta, dhe ndërtimi fillestar i kabinëve që shkoi në 2,700.
Përveç burrit të saj, bari është bërë shtëpi edhe për fëmijët e tyre Tom, 31 vjeç, Lauren, 24 vjeç dhe Jack, 26 vjeç – të cilët thonë se do të kursejnë shumë në planin afatgjatë sepse tani do të kalojnë kohë në lokalin e tyre lokal me miq. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.