×
  • Lajme
  • Botë

    Shefi zemërgjerë i jep bonusin prej 10 milion dollarësh, punëtorët shpërthejnë në lot

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 9:40

    Pronari i një kompanie të pasurive të patundshme i ka dhënë punonjësve të tij një bonus prej 10 milion dollarësh për Krishtlindje.


    198 të punësuarit në St. John Properties, një kompani e pasurive të patundshme me seli në Maryland, morën pjesë në festën e tyre vjetore të pushimeve.

    Papritur secilit punëtor iu dha nga një zarf të kuq, transmeton oranews.

    Kryetari i kompanisë Edward St. John u shpreh para të gjithëve së ky është një bonus prej 10 milion dollarësh dhe se të gjithë e meritonin atë për shkak të përkushtimit të tyre në punë.

    Punëtorët ishin të habitur kur zbuluan se ata do të shkonin në shtëpi me 50,000 dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!